Qasja te cilësimet
Shihni dhe ndryshoni cilësimet për pajisjen tuaj nga menyja e Cilësimeve. Menyja e
Cilësimeve është e qasshme nga paneli i Cilësimeve të shpejta dhe nga ekrani i
Aplikacioneve.
Për të hapur menynë e cilësimeve të pajisjes nga ekrani i aplikacioneve
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi
Cilësimet.
Për të parë informacionin rreth pajisjes tuaj
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Rreth telefonit.
Për të hapur panelin e cilësimeve të shpejta
•
Duke përdorur dy gishta, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.
Për të përzgjedhur se cilat cilësime të shfaqen në panelin e cilësimeve të shpejta
1
Duke përdorur dy gishta, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes, pastaj trokitni lehtë
mbi .
2
Në shiritin në krye të ekranit, prekni dhe mbani ikonën për cilësimin e shpejtë që
dëshironi të shtoni, pastaj zvarriteni dhe lëshojeni në pjesën e poshtme të ekranit.
Për të risistemuar panelin e cilësimeve të shpejta
1
Duke përdorur dy gishta, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes, pastaj trokitni lehtë
mbi .
2
Prekni dhe mbani një ikonë, pastaj zhvendoseni atë në pozicionin e dëshiruar.