Sony Xperia T2 Ultra - Cilësimet e internetit dhe MMS-ve

background image

Cilësimet e internetit dhe MMS-ve

Për të dërguar mesazhe multimediale ose për t'u qasur në internet kur nuk ka rrjet Wi-

Fi® të disponueshëm, duhet të keni një lidhje të dhënash celulare funksionuese me

cilësimet e sakta të internetit dhe MMS-ve (Shërbimi i mesazhimit multimedial). Ja disa

këshilla:

Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet e internetit dhe të MMS-ve

vijnë të parainstaluara në pajisje. Atëherë, mund të filloni përdorimin e internetit dhe të

dërgoni mesazhe multimediale menjëherë.

Në disa raste, keni opsionin për shkarkimin e cilësimeve të internetit dhe MMS-ve kur e

ndizni pajisjen për herë të parë, kur është futur një kartë SIM. Gjithashtu, është e mundur

t'i shkarkoni këto cilësime më vonë nga menyja Cilësimet.

Mund t'i shtoni, ndryshoni ose fshini manualisht cilësimet e internetit dhe MMS-ve në

pajisjen tuaj në çdo kohë. Nëse e ndryshoni ose e fshini gabimisht një cilësim të internetit

ose MMS-ve, shkarkoni përsëri cilësimet e internetit dhe MMS-ve.

Nëse nuk mund të qaseni në internet nëpërmjet një rrjeti celular ose nëse mesazhimi

multimedial nuk funksionon, megjithëse cilësimet e internetit dhe MMS-ve janë shkarkuar

me sukses në pajisjen tuaj, referojuni këshillave për zgjidhjen e problemeve për pajisjen

tuaj në

www.sonymobile.com/support/

për mbulimin me sinjal, të dhënat celulare dhe

problemet me MMS-të.

Nëse regjimi STAMINA është i aktivizuar për të kursyer energji, i gjithë trafiku i të dhënave

celulare do të ndërpritet kur ekrani të jetë joaktiv. Nëse kjo shkakton probleme të lidhjes,

provoni të përjashtoni disa aplikacione dhe shërbime nga ndërprerja, ose çaktivizoni

përkohësisht regjimin STAMINA. Për më shumë informacione, shikoni

Pamja e përgjithshme e

tiparit të regjimit STAMINA

në faqen 22 .

Për të shkarkuar cilësimet e mesazheve MMS dhe të internetit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Më shumë > Cilësimet e internetit.

3

Trokitni lehtë mbi

Pranoj. Pasi cilësimet të jenë shkarkuar me sukses, do të

shfaqet në shiritin e statusit dhe të dhënat celulare do të aktivizohen automatikisht.

Nëse cilësimet nuk mund të shkarkohen në pajisjen tuaj, kontrolloni fuqinë e sinjalit në rrjetin

tuaj celular. Lëvizni në një vendndodhje të hapur pa pengesa ose shkoni afër një dritareje dhe

pastaj provojeni përsëri.

30

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shtuar me dorë cilësimet e Internetit dhe MMS

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.

3

Trokitni lehtë mbi

Emrat e pikave të qasjes > .

4

Takoni

Emri dhe futni një emër që dëshironi.

5

Takoni

APN dhe futni emrin e pikës së hyrjes.

6

Futni të gjithë informacionin tjetër që kërkohet. Nëse nuk e dini se ç'farë

informacioni kërkohet, kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj për më shumë hollësi.

7

Kur të përfundoni, takoni , pastaj takoni

RUAJ.

Për të parë cilësimet e shkarkuara të Internetit dhe MMS

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.

3

Trokitni lehtë mbi

Emrat e pikave të qasjes.

4

Për të parë më shumë hollësi, takoni ndonjë nga objektet e disponueshëm.

Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i

shenjuar .