Ekrani i aplikacioneve
Ekrani i aplikacioneve, të cilin e hapni nga Ekrani bazë, përmban aplikacionet që vijnë të
parainstaluara në pajisjen tuaj, si dhe aplikacionet që shkarkoni.
Për të parë të gjitha aplikacionet në ekranin e aplikacioneve
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas në ekranin e aplikacioneve.
Për të hapur një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
•
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të gjetur aplikacionin dhe pastaj trokitni lehtë
mbi aplikacionin.
Për të kërkuar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
1
Kur ekrani i aplikacionit është i hapur, trokitni lehtë .
2
Futni emrin e aplikacionit që dëshironi të kërkoni.
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve
•
Kur të hapet ekrani i aplikacionneve, zvarriteni djathtas skajin e majtë të ekranit.
Për të zhvendosur një aplikacion në ekranin e aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Sigurohuni që
Renditja e përshtatur është përzgjedhur nën AFISHO
APLIKACIONET.
3
Në ekranin e aplikacioneve, prekni dhe mbani aplikacionin deri sa të zgjidhet dhe
më pas zvarriteni te vendndodhja e re.
16
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shtuar një shkurtore aplikacioni në ekranin bazë
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Sigurohuni që
Renditja e përshtatur është përzgjedhur nën AFISHO
APLIKACIONET.
3
Në ekranin e aplikacioneve, prekni dhe mbani një ikonë të aplikacionit dhe më pas
zvarriteni ikonën në pjesën e sipërme të ekranit. Ekrani bazë hapet.
4
Zvarriteni ikonën në vendndodhjen e dëshiruar në ekranin bazë dhe pastaj largoni
gishtin tuaj.
Nëse zgjidhet
Sipas alfabetit ose Më të përdorurat nën AFISHO APLIKACIONET në vend të
Renditja e përshtatur, mund të shtoni akoma një shkurtore të aplikacionit tek Ekrani bazë.
Thjesht prekni dhe mbani ikonën e aplikacionit përkatës deri sa të hapet Ekrani bazë, më pas
zvarriteni ikonën në vendndodhjen e dëshiruar dhe lëshojeni gishtin.
Për të rregulluar aplikacionet në ekranin e aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Përzgjidhni opsionin e dëshiruar nën
AFISHO APLIKACIONET.
Për të çinstaluar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Trokitni lehtë mbi
ÇINSTALO. Të gjitha aplikacionet që nuk mund të çinstalohen
tregohen nga .
3
Trokitni lehtë mbi aplikacionin që dëshironi të çinstaloni dhe pastaj trokitni lehtë
mbi
OK.