Sony Xperia T2 Ultra - Bërja e kopjeve rezervë dhe rikthimi i përmbajtjes

background image

Bërja e kopjeve rezervë dhe rikthimi i përmbajtjes

Në përgjithësi, nuk duhet të ruani fotografi, video dhe përmbajtje të tjera personale vetëm

në kujtesën e brendshme të pajisjes. Nëse ndodh diçka me harduerin ose nëse pajisja

vidhet ose humbet, të dhënat e ruajtura në kujtesën e saj të brendshme do të humbasin

përgjithmonë. Rekomandohet të përdorni softuerin Xperia™ Companion për të bërë

kopje rezervë që i ruajnë të dhënat tuaja të sigurta në një kompjuter, d.m.th. një pajisje e

jashtme. Kjo metodë rekomandohet sidomos nëse jeni duke e përditësuar softuerin e

pajisjes tuaj në një version më të ri të Android.
Me aplikacionin Kopja rezervë dhe rikthimi mund të krijoni me shpejtësi një kopje rezervë

në linjë për cilësimet bazë dhe të dhënat me llogarinë tuaj të Google™.

Është shumë e rëndësishme që të mbani mend fjalëkalimin që cilësuat kur bëtë një kopje

rezervë të të dhënave. Nëse e harroni fjalëkalimin, rikthimi i të dhënave të rëndësishme, të tilla

si kontaktet dhe mesazhet, mund të jetë i pamundur.

Bërja e kopjeve rezervë e të dhënave në një kompjuter

Përdorni softuerin Xperia™ Companion për të bërë kopje rezervë të të dhënave nga
pajisja juaj në një kompjuter PC ose Apple

®

Mac

®

. Mund të bëni kopje rezervë për llojet e

mëposhtme të të dhënave:

Kontaktet dhe regjistrat e telefonatave

Mesazhet me tekst

Kalendari

Cilësimet

Skedarët e mediave si muzika dhe videot

Fotografitë dhe imazhet

135

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të bërë kopje rezervë të të dhënave duke përdorur një kompjuter

1

Sigurohuni që Xperia™ Companion për Windows

( http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion ) ose Xperia™

Companion për Mac OS

( http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac ) të jetë instaluar në
kompjuterin tuaj PC ose Mac

®

.

2

Lidheni pajisjen me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.

3

Kompjuteri: Hapni softuerin Xperia™ Companion, nëse nuk hapet automatikisht.

Pas disa momentesh, kompjuteri zbulon pajisjen tuaj.

4

Përzgjidhni

Kopja rezervë në ekranin kryesor.

5

Ndiqni udhëzimet në ekran për të krijuar kopje rezervë për të dhënat nga pajisja

juaj.

Për të rikthyer të dhënat tuaja duke përdorur një kompjuter

1

Sigurohuni që Xperia™ Companion për Windows

( http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion ) ose Xperia™

Companion për Mac OS

( http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac ) të jetë instaluar në
kompjuterin tuaj PC ose Mac

®

.

2

Lidheni pajisjen me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.

3

Kompjuteri: Hapni softuerin Xperia™ Companion, nëse nuk hapet automatikisht.

4

Klikoni

Rikthe .

5

Përzgjidhni një skedar të kopjes rezervë nga regjistrimet e kopjeve rezervë dhe më

pas trokitni lehtë

Tjetër dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të rikthyer të dhënat te

pajisja juaj.

Bërja e kopjeve rezervë të të dhënave me aplikacionin Kopja rezervë

dhe rikthimi

Duke përdorur aplikacionin Kopja rezervë dhe rikthimi, mund të bëni vetë kopje rezervë

të të dhënave ose të aktivizoni funksionin e bërjes automatike të kopjes rezervë për të

ruajtur periodikisht të dhënat.
Aplikacioni Kopja rezervë dhe rikthimi rekomandohet për bërjen e kopjes rezervë të të

dhënave para se të bëni ricilësimin e të dhënave të fabrikës. Me këtë aplikacion mund të

bëni kopje rezervë të llojeve të mëposhtme të të dhënave në një kartë SD ose në një

hapësirë ruajtëse të jashtme USB, që e keni lidhur me pajisjen tuaj me anë të një

adaptuesi të pajisjes USB:

Kontaktet

Bisedat

Të dhënat e kalendarit

Regjistri i telefonatave

Faqeshënuesit

Për të bërë kopje rezervë të përmbajtjes duke përdorur aplikacionin Kopja rezervë dhe

rikthimi

1

Nëse po bëni kopje rezervë të një përmbajtjeje në një pajisje me hapësirë ruajtëse

USB, sigurohuni që pajisja me hapësirë ruajtëse të jetë e lidhur me pajisjen tuaj me

anën e kabllos së duhur. Nëse po bëni kopje rezervë në një kartë SD, sigurohuni

që karta SD të jetë e futur si duhet në pajisje.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Kopja rezervë dhe rikthimi.

4

Trokitni lehtë mbi

Bëj kopjen rezervë, pastaj përzgjidhni një destinacion të kopjes

rezervë dhe llojet e të dhënave që dëshironi t'u bëni kopje rezervë.

5

Trokitni lehtë mbi

Bëj tani kopje rezervë.

6

Futni një fjalëkalim për kopjen rezervë dhe pastaj trokitni lehtë mbi

OK.

136

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të rikthyer përmbajtjen duke përdorur aplikacionin Kopja rezervë dhe rikthimi

1

Nëse po riktheni përmbajtjen nga një pajisje me hapësirë ruajtëse USB, sigurohuni

që pajisja me hapësirë ruajtëse të jetë e lidhur me pajisjen tuaj me anën e kabllos

së duhur. Nëse po riktheni përmbajtjen nga një kartë SD, sigurohuni që karta SD

të jetë e futur si duhet në pajisje.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Kopja rezervë dhe rikthimi.

4

Trokitni lehtë mbi

Rikthe.

5

Përzgjidhni regjistrimin nga i cili dëshironi të riktheni dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Rikthe tani.

6

Futni fjalëkalimin për regjistrimin e kopjes rezervë dhe pastaj trokitni lehtë mbi

OK.

Kini parasysh se çdo ndryshim që u bëni të dhënave dhe cilësimeve tuaja pasi të krijoni një

kopje rezervë, do të fshihet gjatë një procedure rikthimi.